Lidhje

Bernanke, optimist për ekonominë amerikane


Drejtori i Rezervës Federale, Ben Bernanke shprehu besimin se ekonomia amerikane do të përjetojë një zhvillim të madh brenda pak vjetësh.

Por në afatin e shkurtër, zoti Bernanke tha se shkalla e tanishme e zhvillimit nuk është e mjaftueshme për të ulur papunësinë.

Drejtori i Bankës Qëndrore parashikon një shkallë të ulët inflacioni gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Ai tha se Rezerva Federale po bën ç'është e mundur për të përballuar krizën më të rëndë financiare që nga depresioni i madh i viteve 1930-të.

RRITET SHITJA E SHTEPIVE TË REJA

Qeveria amerikane thotë se shitjet e shtëpive në Shtetet e Bashkuara shënuan në qershor rritjen më të madhe në afro 9 vjet.

Një raport i Departamentit të Tregtisë i publikuar sot thekson se u shënua një rritje në masën 11 për qind gjatë muajit të kaluar krahasuar me shitjet në maj. Rreth 384 mijë shtëpi të reja u shitën gjatë qershorit, një shifër shumë më e lartë se ç’parashikonin ekonomistët.

Në maj u shitën 346 mijë shtëpi të reja. Për herë të fundit një rritje kaq dramatike krahasuar me një muaj më parë u shënua në dhjetor të vitit 2000.

Disa ekonomistë e konsiderojnë rënien e tregut të shtëpive si një ndër faktorët që çoi në krizën globale financiare. Raporti i sotëm ishte një shenjë e re se tregu i shtëpive mund të jetë drejt përmirësimit.

Shitjet e shtëpive të reja në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rritje për të tretin muaj me radhë. //II

XS
SM
MD
LG