Lidhje

Sara Pejlin tërhiqet zyrtarisht nga posti i guvernatores së Alaskës


Guvernatorja e shtetit të Alaskës, ish-kandidatja republikane për nënpresidente Sara Pejlin, u largua zyrtarisht nga posti.

Zonja Pejlin u tërhoq nga detyra dje, pasi deklaroi në fillim të këtij muaji se do ta linte postin e guvernatores, 17 muaj para se t'i përfundonte mandati. Vendin e saj e zë tani zëvendës-guvernatori i shtetit Shon Parnell.

Në fjalimin e lamtumirës në qytetin Ferbenks të Alaskës, ajo tha se po tërhiqet për shmangur statusin joproduktiv të personit që vetëm pret sa t'i mbarojë mandati në muajt e fundit të tij. Ajo tha se largimi nga detyra do t'i japë mundësi të luftojë më shumë për të drejtën dhe në emër të banorëve të Alaskës.

Ajo nuk bëri komente për spekullimin sipas së cilit do të kandidojë për presidente në vitin 2012. Zonja Pejlin, ishte pothuajse e panjohur politikisht në shkallë kombëtare, para se të shndërrohej në një yll në rritje të Partisë Republikane kur kandidati Xhon Mekein e zgjodhi si kandidate për nënpresidente vitin e kaluar gjatë fushatës presidenciale që ai e humbi.//kk//

XS
SM
MD
LG