Lidhje

Dy zyrtarë të lartë amerikanë vizitojnë Lindjen e Mesme


Dy zyrtarë të lartë amerikanë ndodhen në Lindjen e Mesme në udhëtime të veçanta, në kuadër të përpjekjes diplomatike amerikane për t’i dhënë fund konfliktit arabo-izraelit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts, duke folur në Jordani pas takimit me Mbretin Abdullah, paralajmëroi Iranin se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë sanksione më të ashpra në se teherani nuk i përgjigjet ofertës së Uashingtonit për bisedime mbi programin bërthamor.

Para Jordanisë, Sekretari Gejts ishte të hënën në Izrael, ku diskutoi me Ministrin izraelit të Mbrojtjes rreth synimeve bërthamore të Teheranit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak, tha se Izraeli po i mban të gjitha alternativat në tryezë përsa i përket programit bërthamor të Iranit, duke lënë të kuptohet se edhe goditja ushtarake është një prej tyre. Por zyrtari izraelit theksoi se përparësi ka diplomacia.

Ndërkohë i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell, po ashtu ndodhet në rajon, ku u takua sot me Presidentin e Izraelit Shimon Peres.

Zoti Miçell e përshëndeti qeverinë izraelite për marrjen e masave që lehtësojnë lirinë e lëvizjes së palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor. //ii

XS
SM
MD
LG