Lidhje

Partia Socialiste gati për analizën e humbjes në zgjedhje


Partia Socialiste mbledh të martën asamblenë e saj kombëtare për të bërë analizën e humbjeve në zgjedhjet e 28 qershorit.

Socialistët pas zgjedhjeve bënë kritika për procesin zgjedhor duke u shprehur madje se nuk do të njihnin parlamentin e ri në se ankesat e tyre nuk trajtoheshin me drejtesi.

Pak ditë më parë kryetari socialist Edi Rama doli me nje qendrim me te zbutur duke folur per mosnjohjen e legjitimitetit të qeverisë. Zëra të ndryshëm brenda partisë socialiste, janë deklaruar kundër idesë së një bojkoti të mundshëm të parlamentit dhe në shtypin e Tiranës është folur për idenë e një promemorieje të këtyrë përfaqësuesve që do ta përfshijë këtë qëndrim të tyre në asamble.

Megjithatë pritet që forumi i lartë t'ia delegojë kongresit të jashtëzakonshëm përcaktimin e linjës zyrtare që do të mbajë partia socialiste. Nesër pritet gjithashtu që kryetari socialist Edi Rama të shprehet për postin e tij në krye të kësaj partie.

Statuti i Partisë parashikon ndërprerjen e mandatit të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Në këtë rast kongresi i jashtëzakonshëm do të përcaktojë kandidaturat dhe datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri. //ii

XS
SM
MD
LG