Lidhje

Ukrainë: Mund të jetë gjetur kafka e gazetarit Gongadze


Hetuesit ukrainas thonë se kanë gjetur atë që ata mendojnë se mund të jenë eshtra nga kafka e gazetarit Horhi Gongadze.

Zyrtarët thanë se informacionin për vend-ndodhjen e tyre në periferi të Kievit, ua dha ish-zyrtari i lartë i policisë Oleksi Pukaç. Prokurorët të premten ngritën akuza zyrtare ndaj Pukachit, për vrasjen makabër, pasi e arrestuan atë në fillim të javës dhe pasi dëgjuan pohimin e tij.

Në artikujt e tij në Internet, gazetari Gongadze kishte ekspozuar korrupsionin në qeverinë e Presidentit të asaj kohe, Leonid Kuchma.

Gazetari Gongadze u zhduk në shtator të vitit 2 mijë. Trupi i tij me kokën e prerë u gjet dy muaj më vonë në periferi të Kievit. Në atë kohë, zoti Pukatch kryesonte njësinë e survejimit të Ministrisë së Brendshme.

Më parë autoritetet thanë se Pukatch mendohet ta ketë mbytur me duart e veta viktimën 31-vjeçare. (ze)

XS
SM
MD
LG