Lidhje

SHBA: 7 të akuzuar për terrorizëm, mes tyre një kosovar


Autoritetet amerikane kanë akuzuar shtatë persona për plane për të zhvilluar sulme terroriste jashtë vendit.

Të dyshuarit akuzohen për komplot për t’u siguruar mbështetje materiale terroristëve, komplot për vrasje, rrëmbim, dhunim dhe plagosje të personave jashtë vendit.

Një aktakuzë e bërë e njohur dje thoshte se të akuzuarit kishin udhëtuar për në Izrael në qershor 2007 për t’u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por përpjekjet e tyre kishin dështuar.

Aktakuza nuk thoshte nëse gjashtë shtetasit amerikanë dhe një tjetër i lindur në Kosovë, planifikonin të zhvillonin sulme jashtë Shteteve të Bashkuara.

Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre, 39-vjeçari Daniel Boid, kishte qenë në Afganistan dhe Pakistan mes viteve 1989 dhe 1992 për stërvitje të tipit ushtarak në kampet terroriste. Autoritetet thonë gjithashtu se Boid dhe të dyshuarit e tjerë ishin stërvitur me armë sulmuese dhe ishin përpjekjur të mblidhnin para për sulme terroriste. //bsa//

XS
SM
MD
LG