Lidhje

Mikrosoft, Yahoo - marrëveshje për kërkimin në Internet


Kompania më e madhe në botë për prodhimin e programeve kompjuterike, Microsoft, si dhe kompania e internetit Yahoo kanë arritur një marrëveshje që shpresojnë se do të ndryshojë mënyrën e kërkimit në internet.

Marrëveshja 10-vjeçare që u njoftua të mërkurën, do të mundësojë realizimin e të gjitha kërkimeve në faqen elektronike Yahoo përmes programit të ri të Microsoftit “Bing”.

Shefi Ekzekutiv i Microsoftit Steve Ballmer tha se marrëveshja do t’u japë konsumatorëve “zgjedhje reale në një treg që aktualisht dominohet nga një kompani e vetme”, duke nënkuptuar me këto fjalë gjigandin elektronik Google, që mundëson 70 për qind të kërkimeve në internet.

Yahoo dhe Microsoft janë përpjekur të arrijnë marrëveshje që vitin e kaluar. Yahoo hodhi poshtë përpjekjen e Microsoftit që ta blente këtë kompani për 47.5 miliardë dollarë vjet.

Marrëveshja e re pritet të bëhet objekt analizash si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë nga agjencitë kundër monopolit në treg. //ii

XS
SM
MD
LG