Lidhje

Rreziku nga kanceri nga sallonet për nxirje me rreze ultravjollcë


Ekspertë të kancerit pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vendour ta venë nxirjen në sallone me rreze ultravjollcë në kategorinë më të rrezikshme të shkaqeve të kancerit, njëlloj si duhanin, azbestin dhe arsenikun. Një studim për këtë qëllim botohet në numrin e fundit të revistës shkencore The Lancet.

Prej vitesh shkencëtarët dyshonin se sallonet e nxirjes janë një ndër shkaktaret e kancerit. Por tani ata thonë se dyshimet e tyre konfirmohen nga rezultatet e 20 studimeve të bëra veç e veç. Ekspertët thonë se përdorimi i llampave me rreze ultravjollcë përpara moshës 30-vjeçare e shton 75% rrezikun e melanomës, kanceri më i rrezikshëm i lëkurës.

Shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen më shumë për rrezikun e llampave me rreze ultravjollcë. Por sipas Shoqatës Sunbed, nuk ka prova që të flasin për ndonjë lidhje mes kancerit të lëkurës dhe përdorimit me masë të salloneve të nxirjes.

XS
SM
MD
LG