Lidhje

Gjeorgji: Shkëmbime të reja akuzash me separatistët osetë


Autoritetet gjeorgjiane dhe separatistët e Osetisë Jugore po akuzojnë përsëri njëri tjetrin për ndërmarrjen e sulmeve të reja.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjeorgjiane tha sot se sulmet me armë dhe me granata që u kryen sot kishin si objektiv një postbllok të policisë në fshatin Nikozi të Osetisë Jugore. Ndërsa zyrtarë të Osetisë Jugore thanë se iu përgjigjën sulmit me mortaja nga fshati.

Rusia e pushtoi Gjeorgjinë vitin e kaluar, duke i mundur forcat tokësore gjeorgjiane dhe më pas duke njohur Osetinë Jugore dhe një tjetër territor separatist, Abkazinë, si territore të pavarura.

Që nga ajo kohë, Gjeorgjia ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për rindërtimin e fuqisë së vet ushtarake.

Megjithatë, Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit Celeste Wallander tha para një nënkomisioni të Kongresit këtë javë se Gjeorgjia nuk është gati për blerje armësh.
Wallander po ashtu tha para Nënkomisionit të Jashtëm të Dhomës së përfaqësuesve për Evropën se SHBA nuk synojnë aktualisht të marrin pjesë në një mision evropian për vëzhgimin e armëpushimit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë të vitit të kaluar. //

XS
SM
MD
LG