Lidhje

Klinton: Kroacia dhe Sllovenia do t'i zgjidhin mosmarrëveshjet


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton shprehu shpresën se Sllovenia dhe Kroacia do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet lidhur me vijën kufitare në një mënyrë që i shërben interesit dypalësh.

Sekretarja Klinton i bëri komentet dje në Uashington pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm slloven Samuel Zbogar.

Komentet bëhen para takimit që zhvillohet nesër mes kryeministrit slloven Borut Pahor dhe homologes kroate Jadranka Kosor.

Që pas marrjes së pavarësisë në vitin 1991, Sllovenia dhe Kroacia nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjen lidhur me kufijtë pranë gjirit të Piranit në brigjet e Adriatikut.

Sllovenia, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, kërkon të sigurojë dalje më të lirshme në det dhe si rezultat i mosmarrëveshjes ka bllokuar bisedimet e Kroacisë për antarësim në BE. //ii

XS
SM
MD
LG