Lidhje

28 të vrarë në një seri shpërthimesh në disa xhami shiite në Bagdat


Policia irakiane thotë se një seri shpërthimesh në xhami shiite në Bagdat ka shkaktuar vdekjen e të paktën 28 vetëve dhe ka plagosur mbi 130 të tjerë.

Policia thotë se të paktën 6 shpërthime, siç duket të bashkërenduara, goditën xhami në kryeqytet, në kohën kur besimtarët përfunduan lutjet e së premtes.

Shpërthimi më vdekjeprurës u ndërmor në lagjen veriore Shaab të kryeqytetit, ku një makinë-bombë la të vrarë të paktën 21 vetë pranë një xhamie shiite.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por në të kaluarën militantët suni dhe terroristët e al-Kaidës kanë vënë disa herë në shenjestër ceremoni fetare shiite.

Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Mun dënon sulmet dhe thekson se dukej që ato kishin për synim të provokonin konflikte ndërfetare.

Megjithëse dhuna ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të fundit, sulmet shënuan rritje në qershor para tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet irakiane.//lk


XS
SM
MD
LG