Lidhje

Kosovë: Vështirësohet më tej sqarimi i fatit të të zhdukurve


Përfaqësues të Komisionit të Kosovës për personat e zhdukur, thanë sot se procesi i ndriçimit të fatit të këtyre personave tash është në një periudhë më të vështirë. Ata thanë se çështja e të zhdukurve është humanitare, por pasojë e zhvillimeve politike që rëndojnë procesin e zgjidhjes së saj. Dhjetë vjet pas luftës, Kosova numëron ende rreth 1 mijë e 900 të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.

XS
SM
MD
LG