Lidhje

Një komision i kongresit miraton refomën në shëndetësi


Komisioni i rëndësishëm i Energjisë dhe Tregëtisë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi dje në mbrëmje projekt- ligjin për reformimin e sistemit amerikan të kujdesit shëndetësor.

Komisioni e votoi projekt-ligjin me tridhjetë e një vota pro dhe njëzetë e tetë kundër për të mbështetur masat që synojnë zgjerimin e sigurimeve shëndetësore për amerikanët që nuk kanë kujdes shëndetësor.

Kongresi është pranë përmbylljes së punimeve për shkak të pushimeve të gushtit. Por tani që komisioni ka miratuar këtë ligj, votimi mund të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve në muajin shtator.

Një pjesë e madhe e këtij legjislacioni përfshinë krijimin e një plani publik të sigurimit shëndetësor. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nensi Pelosi tha se ndryshimet në këtë ligj do të parandalojnë vendosjen e industrisë së sigurimeve në mes të mjekëve dhe pacientëve.

Por pakica republikane në kongres thotë se propozimi është i kushtueshëm dhe është hapi i parë drejtë një sigurimi shëndetësor të kontrolluar nga qeveria.//kk//

XS
SM
MD
LG