Lidhje

Poloni: shënohet 65 vjetori i kryengritjes kundër forcave naziste


Në kryeqytetin e Polonisë po shënohet 65 vjetori i kryengritjes heroike por të fatkeqe në Varshavë kundër pushtuesve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Lech Kaczynski dhe kryeministri Donald Tusk iu bashkangjitën veteranëve të luftës dhe qytetarëve të Varshavës në ceremoninë e sotme të përvjetorit. Zyrtarë shteti dhe veteranë vendosën kurora gjatë ceremonisë solemne tek Varri i Ushtarit të Panjohur.
Pas rënies së sirenave në Varshavë u mbajt një minut heshtje mu në orën 5:00 të pasdites, e cila korrespondon me kohën kur kryengritësit sulmuan forcat naziste.

Trupat guerrile të Ushtrisë vendore të Polonisë, duke përdorur armë artizanale, luftuan në rrethana të jashtëzakonshme, por rebelimi i tyre nuk u mposht deri me 2 tetor. Pas dy muaj luftimesh, kryeqyteti ishte tërsisht i shkatërruar. Rreth 35,000 ushtarë gjermanë dhe polakë dhe përafërsisht 250,000 civilë mbetën të vrarë./ap.


XS
SM
MD
LG