Lidhje

SHBA: Nismë e qeverisë për të shitur makinat e reja


Kompanitë amerikane të prodhimit të automjeteve po përpiqen të tërheqin blerës në këtë kohë vështirësish ekonomike. Këtyre përpjekjeve u erdhi në ndihmë edhe qeveria. Departamenti i Transportit filloi këto ditë një nismë të re, atë të Ndihmës për Blerje Makinash. Në bazë të këtij sistemi, amerikanët që duan të blejnë një makinë të re, mund të sjellin makinën e vjetër që zotërojnë, që duhet të jetë nga ato me konsumin të lartë karburanti, dhe të marrin si shkëmbim për të deri në 4 mijë e 500 dollarë.

Konsumatorët amerikanë që duan të shkëmbejnë një makinë të tipit të vjetër me një më efikase kanë tani rastin të blejnë makinë.

Ligjvënësja nga Ohajo Betty Sutton thotë se sistemi i ri u shërben si blerësve, ashtu edhe ekonomisë amerikane:

"Sido që ta marrësh, është sistem i mirë. U shërben si blerësve amerikanë, ashtu edhe gjithë vendit.”

Është një ide e thjeshtë. Qeveria do t’u japë konsumatorëve deri në 4 mijë e 500 dollarë në dorë për makinën e vjetër. Makina duhet të jetë më pak se 25-vjeçare dhe me efikasitet të ulët, më pak se 8 kilometra për një litër karburanti.

Sindi Wasserman thotë se menjëherë vendosën t’i japin duart makinës së vjetër të të birit.Senatori Carl Levin nga Michigani, ku rënia e shitjes së makinave është ndjerë shumë, parashikon ndikim pozitiv në shitjen e makinave. Programe të ngjashme të zbatuara në Evropë pritet të shtojnë vëllimin e shitjeve këtë vit me afro 500 mijë makina.


“Ky eksperiment ka dhënë rezultate të mira në vende të tjera, si Gjermania, ku shitjet e makinave të reja në qershor shënuan 40 për qind rritje krahasuar me qershor 2008. Pra kemi përvojën e vendeve të tjera që tregon se programi jep rezultat.”

Por në Shtetet e Bashkuara, ku prodhuesit e makinave shpresojnë të shesin 10 milionë makina të reja këtë vit, analisti Jeremy Anwyl (Anuajl) thotë se 500 mijë makina shtesë nuk do të ndjehen shumë:

Për Berlin Allen, që zotëron një makinë të madhe, programi ishte tepër joshës dhe i parezistueshëm:
“Mund ta mbaj këtë makinë, por nëse zoti Obama do të më japë 4 mijë e 500 dollarë për të, më ndërron mendja.”

Programi qeveritar pritet të përfundojë më 1 nëntor, ose kur fondi i qeverisë federale prej 1 miliardë dollarësh të shterrojë.//mm//

XS
SM
MD
LG