Lidhje

Fillon gjyqi kundër aktivistëve të protestave në Iran


Rreth 100 aktivistë iranianë dhe të moderuar filluan gjyqin sot nën akuzat që lidhen me protestat masive pas zgjedhjeve të debatueshme presidenciale.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars publikoi imazhet e të pandehurve në një sallë gjykimi të Teheranit, ku disa prej tyre ishin me duar të lidhura.

Agjencia e lajmeve IRNA thotë se të pandehurit akuzohen mes tjerash për konspiracion kundër regjimit në pushtet.

Njoftimet e lajmeve thonë se disa nga figurat kryesore politike i kanë tërhequr deklaratat e tyre se votimet e qershorit ishin manupuluar.

Agjencia Fras njofton se ish zëvendës presidenti Mohamed Ali Abtahi thotë se akuzat për manipulimin e votimeve në rizgjedhjen e presidentit Ahmadinexhad ishin të pabaza.

Ndërkohë, avokati i zotit Abtahi, Sali Nikbakt, i tha Zërit të Amerikës se nuk ishte lajmëruar paraprakisht për gjyqin dhe se nuk ishte lejuar të hynte në sallën ku zhvillohej seanca./ap


XS
SM
MD
LG