Lidhje

Obama: Ekonomia amerikane po përmirësohet


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara po përmirësohet, por përparimi i mëtejshëm varet nga investimet afatgjata dhe novacionet.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm, zoti Obama tha se raporti i djeshëm që tregonte rënien e prodhimit të përgjithshëm vendor me një përqind në vit tregon se recesioni po zbutet, por se rimëkëmbja do të marrë kohë.

Zoti Obama thotë se begatia afatgjatë varet nga përgatitja e punonjësve të arsimuar dhe kualifikuar, sistemi shëndetsor që nxit novacionet dhe ul koston, krijimi i energjisë së pastër dhe investimet në kërkime dhe zhvillim./ap


XS
SM
MD
LG