Lidhje

Gajtner: Ka shenja përmirësimi të ekonomisë


Sekretari amerikan i Thesarit Timoti Gajtner thotë se ka shenja se recesioni po lehtësohet, por nevojiten masa të tjera për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike.

Zoti Gajtner tha sot se sistemi financiar nuk është më në rrezik të shkatërrohet. Megjithatë, ai pranoi se papunësia dhe defiçiti mbi 1 trilion dollarë mbeten probleme të mëdha.

Ai tha se paketa qeveritare e stimujve është krijuar për të pasur një ndikim të qëndrueshëm, dhe se Departamenti i Thesarit nuk planifikon të kërkojë më shumë para.

Por ai tha se sapo të fillojë rimëkëmbja ekonomike nga sektori privat, do të duhet të bëhen zgjedhje të vështira për të ulur defiçitin. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e rritjes së taksave.

Shumë anëtarë të Partisë Republikane thonë se planet ekonomike të administratës Obama po e fusin vendin edhe më shumë në borxhe. /ap/

XS
SM
MD
LG