Lidhje

Venezuelë: Protestë kundër mbylljes së radiove 


Qindra venezuelianë demonstruan dje në Karakas kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur mbi 30 stacione radioje në vend.

Stacioni CNB në Karakas ishte mes të parëve që ndërprenë transmetimet dje në mëngjes. Të paktën katër stacione të tjera ndërprenë gjithashtu transmetimet.

Të premten, agjencia e telekomunikacioneve e Venezuelës tha se do të mbyllte 32 stacione radioje dhe dy televizione pasi nuk kishin plotësuar standardet ligjore për të vazhduar transmetimet.

Presidenti Hugo Çavez tha dje se qeveria po ia kthente stacionet popullit venezuelian.

Organizatat për mbrojtjen e lirisë së medias i kritikuan urdhrat për mbylljen e stacioneve. Komiteti për Mrojtjen e Gazetarëve tha dje se qeveria venezueliane po i përdor rregullat për lejet e transmetimit si pretekst për të shmangur zërat e pavarur dhe kritike.

Ky grup thotë se veprimi është pjesë e një fushate më të gjerë kundër medias private, fushatë e cila po vë në rrezik demokracinë venezueliane. //kk//

XS
SM
MD
LG