Lidhje

Dhuna familjare  në Shtetet e Bashkuara


Në çdo tre vetë në SHBA, një është viktimë të dhunës familjare, sipas statistikave të Departamentit të Drejtësisë. Në vitin 1994, SHBA miratuan Aktin kundër dhunës ndaj grave, për mbrojtjen e grave nga dhuna familjare. Që nga ajo kohë, një numër më i madh grash po njoftojnë për këtë lloj krimi. Por tani ligjvënësit po planifikojnë rishqyrtimin e ligjit në disa aspekte, veçanërisht ndërsa trajtojnë çështjen e miliona imigrantëve në SHBA. Por jo të gjithë ndjehen të lumtur nga ky fakt.

Unë mendoj se jam një grua e fortë...”.“ Burri më rrihte vazhdimisht”.Për 8 vjet me radhë, Blanka jetonte një jetë në fshehtësi, thuajse në errësirë... me një burrë që e keqtrajtonte dhe e përdhunonte rregullisht. Por ajo e gjeti qetësinë në Shtëpinë e Ruthit.

Një strehë që ofron sigurinë për gratë që vuajnë nga dhuna fizike. Por më parë, ajo telefonoi policinë. Blanka jetonte në Amerikë pa leje pune dhe pa dokumente të ligjshme. Ajo kishte frikë se në se njoftonte policinë, mund ta deportonin përsëri në Amerikën Qendrore dhe ajo nuk do mund t’i shihte më kurrë djalin e vogël dhe vajzën.

Nuk kam frikë të khehem prapë në vendin tim. Nuk ka frikë, por është problemi i ndarjes nga fëmijët, kjo është pjesa e vështirë.

Blanka nuk është e vetme. Rreth gjysma e të gjithë popullsisë latine thonë se dhuna e partnerëve të tyre është shtuar pasi kanë ardhur në SHBA. Në se janë të paligjshëm, ata kanë frikë nga deportimi, prandja më pak se 15 për qind e tyre njoftojnë për krime ndaj tyre. Ligjvënësit në Kongres po shqyrtojnë me kujdes klauzolat e ligjit për imigrantët, përmes aktit të dhunës familjare.

Nuk ka asnjë dallim në se personi që ushtron dhunë është pjesëtar i familjes, mik, apo njeri i huaj. Është krim, dhe vetëm krim.

Kongresi miratoi fillimisht ligjin e dhunës kundër grave, i cili do të riautorizohet në dy vitet e ardhshme. Përkrahësit e tij kërkojnë më tepër siguri për imigrantët.

Duhet bërë shumë më tepër, ne duhet ta forcojmë ligjin në mënyrë që prej tij të përfitojnë të gjitha viktimat e dhunës familjare, në se ato jetojnë në rajone urbane, apo rurale. Çdo viktimë meriton t’i jepet shansi të ketë jetë të qetë.

Por ligjvënësit po ndeshen me kundërshtinë e atyre që nuk duan që fondet e taksapaguesve të përdoren për banorë që nuk kanë leje për jetuar në SHBA. Të tjerë ankohen lidhur me fshehtësinë që jep ky ligj. Kur një imigrant thotë se e kanë abuzuar, kërkesa e tij për status ligjor përmes aktit të dhunës në familje është sekrete. Personit të akuzuar për ushtrimin e dhunës nuk i kërkohet të japë shpjegime.

Ron Grignol është kritik, i cili thotë se ligji i krijon lehtësi grave, që të ngrenë akuza për ushtrimin e dhunës ndaj tyre, thjesht për të marrë dokumentet e ligjshme.

Menjëherë atyre u jepet statusi i ligjshëm. Nuk duhet të kalojnë më përmes intervistës së imigracionit, apo përmes gjykatës. Bashkëshorti, ose ish-bashkëshorti nuk lejohet të japë fakte për atë të pohuar në se akuzat janë të rreme.

Avokatja për imigracionin, Melissa Frisk nuk është dakord me këtë. Ajo thotë se ligji në fakt e bën më të vështirë për të provuar se është ushtruar dhunë.

Kjo do të marrë një kohë më të gjatë dhe pesha e provave është edhe më e lartë. Pra, nevojiten më tepër fakte se sa duhen për aplikimin e rregullt të imigracionit. Kjo nuk është aspak e lehtë.

Por Banka mendon se ligji i ka ndryshuar jetën. Përmes kësaj klauzole, ajo mundi të sigrurojë lejen e punës. Mori divorcin, u largua nga shtëpia dhe tani ajo i sheh fëmijët rregullisht.

Ndjehem e lirë! Më në fund mund të rri e qetë dhe të lexoj një libër! Ëndërroj të shoh fëmijët e mi të diplomohen,"- thotë ajo. Është si një ëndërr, e cila më në fund mund të bëhet realitet. /ap.

XS
SM
MD
LG