Lidhje

Grupi Shugarland nis turneun në SHBA


Peter Andre ka fituar çështjen e tij gjyqësore ndaj një të përditshmeje britanike e cila ka publikuar disa foto, që linin të kuptonin se ai kishte një marrëdhënie të ngushtë me dikë tjetër ndërsa ishte ende i martuar.Ndërkaq grupi i i muzikës kantri Shugerland ka nisur turin e tyre në SHBA.

Këngëtarja e muzikës kantri Shugerland do të zhvillojë nesër koncertin e saj recital me titull: Live on the Inside, i cili do të transmetohet nga ABC.

Koncerti i saj do të përmbajë hitet “All I want to do”, “Baby Girl”, “Settling” si dhe këngë të njohura të grupt REM “The One I love” dhe “Nightswimming”.

Një DVD me nje koncert të Sugerlandit do të dalë në shitje në 4 gusht. Turi i Sugerland ka nisur më 30 korrik.

Peter Andre ka fituar çështjen e tij gjyqësore ndaj një të përditshmeje britanike e cila ka publikuar disa foto, me diçitura që linin të kuptonin se ai kishte një marrëdhënie të ngushtë me dikë tjetër teksa ishte ende i martuar me Katie Price.

Çifti u nda në muajin maj, dhe për ta ka patur mjaft thashetheme rreth shkakut të ndarjes së tyre, të cilat Peter Andre i ka kundërshtura me forcë.

Dalja e tij nga gjykata, përkoi me protestat kundër duhanit, por Andre e kaloi këtë situatë me humor.

Çifti Peter Andre dhe Katie Price u takuan në një prograrm televiziv, dhe kanë dy fëmijë së bashku: Junior dhe Princess Tiamii.

Demi Lovato duket si një vajzë tipike adoleshente, por në këngët e albumit të saj më të fundit ” Here we go again”, nuk janë vetëm romantike, por edhe për dhimbjen që lë një dashuri e humbur.
Kënga kryesore e albumit “Here we go again” , e cila mban këtë titull, është frymëzuar nga një ekperiencë personale e vetë këngëtares.

Lovato, e cila ka shkruar disa prej teksteve të këngëve thotë se ajo ka shkruar vargje, dhe ka vendosur që t’i hedhë ato në ditarin e saj, pasi mendonte se ishin tepër personale që të publikoheshin.

Albumi i saj “Here we go again” u shit në 108 mijë kopie javën e parë që doli në treg.

Ndërkohë, albumi i saj i parë me titull “Don’t forget” u rendit në vend të dytë sipas renditjes Billbord me 89 mijë kopje të shitura në javën parë./ap.

XS
SM
MD
LG