Lidhje

Iran: Khamenei miraton zyrtarisht mandatin e ri presidencial


Udhëheqësi suprem i Iranit i dha zyrtarisht miratimin mandatit të dytë presidencial të Mahmud Ahmadinexhadit, megjithë protestat e gjera kundër rizgjedhjes së tij.

Ajatollah Ali Khamenei i dha vulën zyrtare presidencës së zotit Ahmadinexhad sot me një ceremoni zyrtare në Teheran. Dy ish presidentë të vendit, Mohamed Khatami dhe Akbar Hashemi Rafsanxhani, si dhe kandidatët reformistë që nuk fituan në zgjedhje, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi nuk morën pjesë në ceremoni.

Katër vjet më parë, pas fitores së parë të zotit Ahmadinexhad në zgjedhjet presidenciale, në Iran qarkulloi një fotografi që tregonte presidentin e ri duke i puthur dorën Khameneit, në shenjë besnikërie ndaj tij. Por siç njofton media iraniane, në ceremoninë e sotme, udhëheqësi suprem bëri një hap prapa kur zoti Ahmadinexhad iu afrua me sa duket për t’i puthur dorën përsëri. Ayatollahu e lejoi atë t’i puthte vetëm shpatullën.

Zoti Ahmadinexhad do ta bëjë betimin në Parlament më 5 gusht. Pas kësaj date, Presidenti ka afat dy javë për të shpallur kabinetin e tij. //ii

XS
SM
MD
LG