Lidhje

Rasmusen, përpjekje për “partneritet të vërtetë” me Rusinë


Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s tha se do ta fillojë mandatin e tij me përpjekjet për të krijuar një “partneritet të vërtetë strategjik” me Rusinë.

Ish kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen, i cili erdhi në postin e ri të shtunën, i bëri komentet sot në Bruksel. Ai tha se Aleanca do të përpiqet të zgjerojë bashkëpunimin praktik me Rusinë në aspkte të tilla të rëndësishme si antiterrorizmi, Afganistani, pirateria dhe mospërhapja e armëve bërthamore.

Ai deklaroi gjithashtu se do t’i kërkojë Rusisë të respektojë sovranitetin dhe tërësinë tokësore të fqinjëve të tij.

Marrëdhëniet e NATOs me Rusinë u dëmtuan nga konflikti ruso-gjeorgjian i vitit të kaluar dhe janë tensionuar më tej nga kundërshtimi i fortë i Rusisë ndaj aspiratave të Gjeorgjisë dhe Ukrainës për anëtarësim në aleancë.

Në muajin janar, tensionet mes Europës dhe Rusisë u acaruan kur mosmarrëveshjet e Rusisë me Ukrainën lidhur me pagesat për gazin natyror çuan në një ndërprerje të përkohshme të furnizimeve për Europën Perëndimore.

Në lidhje me Kosovën, zoti Rasmusen tha se dëshiron që KFOR-i të reduktohet apo të largohet deri në fund të mandatit të tij. Ai tha se parashikon që kushtet të jenë përmirësuar deri atëherë në mënyrë që KFOR-i të përfundojë misionin e tij në Kosovë me sukses. //ii

XS
SM
MD
LG