Lidhje

Delegacioni i Kongresit amerikan viziton Izraelin


Një delegacion prej 25 vetësh i Kongresit amerikan ndodhet në Izrael për bisedime me udhëheqësit izraelitë.

Ministria izraelite e Punëve të Jashtme tha se delegacioni i kongresmenëve republikanë u takua me ministrin e jashtëm të Izraelit, Avigdor Lieberman për të diskutuar mbi bisedimet e paqes të Izraelit me Sirinë.

Zoti Lieberman tha se Izraeli është i gatshëm të hyjë menjëherë dhe pa kushte në bisedime me Sirinë. Ai tha se një marrëveshje për paqe me Sirinë duhet të ketë formën e marrëveshjes së Izraelit me Jordaninë duke shtuar se Izraeli duhet të vazhdojë të kontrollojë lartësitë Golan.

Delegacioni amerikan drejtohet nga Eric Cantor, i vetmi republikan me prejardhje hebraike në kongresin amerikan.

Fondacioni Amerikano-Izraelit për Arsimin i tha agjencisë franceze të lajmeve se demokratët e Kongresit do të bëjnë një vizitë të ngjashme në Izrael javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG