Lidhje

Beograd: Zyrtarët dorëzojnë prova për "trafikim organesh"


Zyrtarët serbë thonë se i kanë dorëzuar një hetuesi europian prova që sipas tyre tregojnë se luftëtarët e ish UÇK-së kanë rrëmbyer serbë dhe u kanë hequr organet të cilat i kanë shitur në tregun e zi.

Një zëdhënës i prokurorit të Serbisë për krimet e luftës tha se zyrtarët ia paraqitën provat senatorit zviceran Dick Marty, i cili drejton një hetim të ndërmarrë nga Këshilli i Evropës për këtë çështje. Senatori u takua me prokurorin Vladimir Vukçeviç para se të përfundojë vizitën dyditëshe në Beograd.

Pretendimet për një trafik të tillë organesh u hodhën vitin e kaluar në një libër të shkruar nga ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte. Në njoftimet flitej për transferim të burgosurish në fund të viteve 90 nga Kosova në Shqipëri, ku thuhet se atyre iu morën organet të cilat u shitën pastaj në klinika të huaja ndërsa të burgosurit u vranë.

Zyrtarët serbë thonë se kanë prova konkrete për të paktën 10 persona që u bënë sipas tyre viktima të trafikimit të organeve.

Senatori Marty do të vizitojë gjithashtu Kosovën dhe Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG