Lidhje

Dy gazetaret amerikane të liruara nga Pheniani po kthehen në atdhe


Dy gatazetare amerikanë që u liruan nga Koreja e Veriut u nisën për në atdhe të shoqëruar nga ish presidenti Bill Klinton, i cili ndërmjetësoi lirimin e tyre. Gazetaret Laura Ling dhe Euna Li pritet të mbërrijnë sot në Los Anxheles të Kalifornisë. Ato u arrestuan në muajin qershor nën akuzën se kishin hyrë ilegalisht në vend nga Kina dhe ishin dënuar me 12 vjet punë të detyruar. Lirimi i tyre erdhi pas bisedimeve të djeshme në Phenian midis udhëheqësit koreano verior Kim Jong Il dhe ish presidentit amerikan Bill Klinton.

XS
SM
MD
LG