Lidhje

Një person i tretë vdes nga murtaja në Kinën veriperëndimore


Autoritetet në Kinën veriperëndimore thonë se një person i tretë ka vdekur nga murtaja.

Viktima e fundit është një burrë 64 vjeçar i cili jetonte në qytetin tibetian të Ziketanit në provincën Çinghai. Edhe dy burra të tjerë kanë vdekur nga sëmundja, duke përfshirë një bari 32-vjeçar. Nëntë persona të tjerë, shumica të afërm të bariut, janë shtruar në spital.

Autoritetet e kanë vënë nën karantinë qytetin prej 10 mijë banorësh për të frenuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Personeli mjekësor ka filluar të dizinfektojë zonën dhe po përpiqet të gjejë njerëzit që mund të kenë qenë në kontakt me viktimat.

Autoritetet po u bëjnë thirrje të gjithëve që kanë vizituar qytetin që nga mesi i korrikut, të kërkojnë ndihmë shëndetsore nëse kanë kollë apo ethe. //ii

XS
SM
MD
LG