Lidhje

Dy nëndetëse ruse diktohen në ujërat amerikane


Zyrtarë ushtarakë në Rusi thonë se dy nëndetëse sulmuese ruse që u diktuan në ujërat detare amerikane ndodhen atje në kuadrin e patrullimeve të rregullta.

Zyrtarët thanë sot se patrullimet janë praktikë normale dhe lanë të kuptohet se edhe nëndetëset amerikane kryejnë patrullime pranë ujërave ruse.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë sot se dy nëndetëse bërthamore u panë në ujërat ndërkombëtare rreth 320 km larg brigjeve lindore amerikane. Komanda veriore amerikane tha përmes një deklarate se po i ndiqnte me kujdes lëvizjet e nëndetëseve prej disa ditëve.

Zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se nëndetëset nuk kishin bërë asgjë provokuese për t’i shqetësuar dhe se ato mund të lundrojnë në ujërat ndërkombëtare, siç përcakton e drejta ndërkombëtare.//lk

XS
SM
MD
LG