Lidhje

Zjarr në një avion në aeroportin Orli të Parisit


Zjarri në motorat e një avioni që po përgatitej të ngrihej nga aeroporti Orly i Parisit i detyroi pasagjerët të evakuoheshin nga avioni.

Gjatë evakuimit, gjashtë persona pësuan dëmtime të ndryshme. Zyrtarët e aroportit thanë se 8 persona u plagosën kur po largoheshin nga avioni përmes daljes së emergjencës me anë të shkallës rrëshqitëse.

Pasagjerët u kapën nga paniku dhe filluan të shtyjnë njëri-tjetrin për tu afruar në daljet e emergjencës. Zjarri shpërtheu kur avioni po largohej nga terminali.

Zjarrfiksit ndërhynë me shpejtësi dhe arritën ta shuajnë zjarrin në avionin e tipit Airbus 320 që operohet nga shoqëria Vueling e cila ofron udhëtime me çmim të lirë. Aeroplani po përgatitej të nisej për në vendpushimin spanjoll Alikante.

XS
SM
MD
LG