Lidhje

I dërguari i KE-së për hetime trafiku fillon takimet në Shqipëri


Në Shqipëri deputeti zviceran Dik Marti, i ngarkuar nga Këshilli i Europës për të kryer një hetim ndaj dyshimeve për një trafik të mundshëm organesh të qytetarëve serbë gjatë periudhës 1998-1999, nisi sot takimet zyrtare në Tiranë.

Deputeti Marti, anëtar i asamblesë së Këshillit të Europës, është takuar pasdite me ministrin shqiptar të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe pritet gjithashtu të takojë edhe ministrin e Brendshëm si dhe përfaqësues të lartë të prokurorisë shqiptare.

Dyshimet se qytetarë serbë mund të jenë rrëmbyer dhe t’i jenë nënshtruar heqjes së organeve që më pas janë trafikuar u hodhën në fillim të vitit të kaluar pas publikimit të një libri të ish prokurores së gjykatës së Hagës për krimet e luftës Carla Del Ponte. Sipas saj si bazë për këtë aktivitet në Shqipëri ka shërbyer një shtëpi në fshatin Gurrë të rrethit të Matit.

Autoritetet shqiptare kanë hedhur poshtë deklarimet e zonjës Del Ponte duke i cilësuar ato si trillime. Edhe përfaqësues të Gjykatës së Hagës të ardhur në Shqipëri kanë arritur në përfundimin se nuk ka patur prova konkrete për një trafik të mundshëm organesh. Në tetor të vitit të kaluar për këtë cështje erdhi në Tiranë edhe prokuorori serb i krimeve të luftës Vladimitr Vukcevic.//lk


XS
SM
MD
LG