Lidhje

Iran: Ahmadinexhad fillon mandatin mes protestave


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad filloi sot mandatin e tij të dytë, ndërkohë që qindra përkrahës të opozitës demonstruan kundër rizgjedhjes së tij. Zoti Ahmadinexhad e bëri betimin sot në Teheran, në një ceremoni zyrtare inaugurimi, në praninë e anëtarëve të Parlamentit iranian.

Në ceremoni nuk morën pjesë disa personalitete, mes tyre ish-presidenti Akbar Rafsanjani dhe kandidati reformist që i humbi zgjedhjet, Mir Hossein Musavi.

Zoti Ahmadinexhad e cilësoi rizgjedhjen e tij si “ ngjarje të paprecedent” për popullin iranian dhe shtetin islamik.

Media shtetërore iraniane tha se mijra forca policore u dërguan në afërsi të parlamentit për të mos lejuar grumbullimet.

Dëshmitarët thanë se policia ndaloi të disa persona dhe përdori gazin lotsjellës.

Media iraniane njoftoi se autoritetet kanë arrestuar sot një nga ndihmësit e zotit Musavi, Mir Hamid Hassanzadeh, i cili punonte me faqen elektronike zyrtare të zotit Musavi gjatë fushatës zgjedhore.//lk

XS
SM
MD
LG