Lidhje

SHBA: Sotomajor konfirmohet nga Senati për në Gjykatën e Lartë


Gjykatësja federale, Sonja Sotomajor, u bë latinja e parë, që konfirmohet të shërbejë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Senati e miratoi kandidaturën e saj me 68 vota pro dhe 31 kundër. Disa republikanë votuan në favor të saj bashkë me shumicën demokrate.

Gjatë debatit rreth kandidaturës së zonjës Sotomajor këtë javë, shumë republikanë thanë se gjykatësja veterane 55 vjeçare do t’i marrë vendimet sipas bindjeve të saj personale. Por demokratët e përshkruan atë si një gjykatëse të moderuar me eksperiencë.

Gjykatësja Sotomajor do të jetë gruaja e tretë që shërben në gjykatën më të lartë të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Barak Obama e emëroi zonjën Sotomajor, vajzë e prindërve nga Porto Riko, për të zëvëndësuar gjykatësin Dejvid Sutër.

Komisioni i Senatit për çështjet juridike votoi javën e kaluar me 13 vota pro dhe 6 kundër, kryesisht sipas përkatësive partiake, për ta kaluar kandidaturën e zonjës Sotomajor për votim në gjithë Senatin. (ze)

XS
SM
MD
LG