Lidhje

Zbardhet kodi gjenetik i virusit të SIDË-s


Një ekip shkencëtarësh amerikanë thotë se kanë mundur të zbardhin të gjithë kodin gjenetik të virusit të SIDË-s, një zbulim ky që mund të çojë në zbulimin e ilaçeve të reja për kurimin e sëmundjes.

Gjenomi i virusit HIV përmban acid ribonukleik, apo RNA, që i ngjan vizualisht një litari të përbërë nga struktura komplekse gjenetike që udhëzojnë mënyrën e sjelljes së virusit.

Dr. Kevin Weeks, studjues në Universitetin e Karolinës së Veriut, thotë se një grup kolegësh përdorën një teknikë të re, që u dha atyre mundësinë të kenë informcione të reja për virusin HIV.

Dr. Weeks thotë se teknika mund të çojë në zbulimin e trajtimeve të reja për viruse të tjera, si ai i polimelitit, gripit dhe hepatit të tipit C. (ze)

XS
SM
MD
LG