Lidhje

Sekretarja Klinton premton mbështetje për qeverinë somaleze


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton premtoi mbështetjen e fuqishme amerikane për qeverinë somaleze, në përpjekjet për të luftuar kryengritjen islamike.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin somalez Sheik Sharif Ahmed në Najrobi të Kenias, Sekretarja Klinton tha se SHBA duan “ta shtojnë dhe zgjerojnë” mbështetjen amerikane për qeverinë e Presidentit Sharif.

Në qershor Shtetet e Bashkuara bënë të njohur se e kishin furnizuar me armë qeverinë somaleze. Zonja Klinton nuk dha hollësi për llojin e ndihmës së re, por paralajmëroi se Eritrea do të ndeshet me sanksione, në se nuk i jep fund ndihmave për grupet kryengritëse somaleze.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Eritrenë se ka furnizuar me armë grupin al-Shabab dhe grupe të tjera militante dhe ka kërcënuar se do vendosen sanksione ndërkombëtare ndaj qeverisë së Eritreas. (ze)

XS
SM
MD
LG