Lidhje

Klinton, Afrika e Jugut të luajë rol më të madh për krizën në Zimbabve


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Afrikës së Jugut që të luajë një rol më të madh për zgjidhjen e krizës politike në Zimbabve.

Sekretarja Klinton bëri thirrje për marrëdhënie më të ngushta me Afrikën e Jugut pas një takimi me homologen e saj Maite Nkoana-Mashabane në kryeqytetin Pretoria të Afrikës së Jugut.

Zonja Klinton tha se Afrika e Jugut mund të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e presidentit zimbabvian, Robert Mugabe që të zbatojë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me kryeministrin Morgan Çangirai.

Kryediplomatja amerikane tha se 3 milionë refugjatët zimbabvianë në Afrikën e Jugut simbolizojnë “dështimin e qeverisë për t’u kujdesur për popullin e vet”.

Sekretarja e shtetit u takua sot edhe me një grup afaristësh në Johanesburg. Ajo tha se si ekonomia më e madhe e kontinentit, Afrika e Jugut mund të luajë rolin kryesor në zhvillimin ekonomik të të gjithë Afrikës. //ii

XS
SM
MD
LG