Lidhje

Bie niveli i papunësisë në Amerikë gjatë muajit korrik


Në Shtetet e Bashkuara gjatë korrikut niveli i papunësisë ra papritur, një nga sinjalet më të fuqishme se krizës më të rëndë ekonomike që nga periudha e Depresionit të Madh mund të jetë duke i ardhur fundi.

Një raport i Departamentit të Punës i publikuar sot tregon se ritmi i papunësisë ra muajin e kaluar në nivelin 9,4 për qind, krahasuar me 9,5 për qind që ishte në qershor. Kjo është hera e parë e rënies së ritmeve të papunësisë që nga prilli i 2008-ës. Punëdhënësit shkurtuan 247 mijë vende pune në korrik.

Kjo shifër është shumë më e vogël se sa parashikonin analistët, por përsëri mbetet një tregues për krizën që po përjeton tregu i punës. Në Shtetet e Bashkuara ka gjithsej 14,5 milionë të papunë. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barak Obama tha se raporti i Departamentit të Punës është një shenjë tjetër se gjendja më e rëndë e recesionit mund të jetë kapërcyer. Por presidenti paralajmëroi se mbetet ende shumë punë për të bërë.//kh//

XS
SM
MD
LG