Lidhje

SHBA: Brennan shpjegon strategjinë e re kundër terrorizmit


Në një fjalim të këtyre ditëve, Këshilltari i presidentit Obama për terrorizmin foli për një strategji të re kundër terrorizmit, që ndryshon nga ajo e administratës së kaluar. John Brennan shpjegoi në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare se si Shtetet e Bashkuara duhet ta trajtojnë problemin në fronte të ndryshme, përfshi procesin e rekrutimit të ekstremistëve të mundëshëm nga organizatat terroriste.

Shtatorin e tetë viteve më parë me aktetet e tyre terroristët u provuan amerikanëve rrezikun e ekstremizmit.

Ajo që ndodhi në Qendren Botërore të Tregtisë shënoi fillimin e luftës për të mundur al Kaidën dhe kapur Osama bin Ladenin.

Por këshilltari i lartë i presidentit Obama për anti-terrorin thotë se përpjekjet e kësaj administrate nuk vërtiten rreth Osamës por rreth asaj që ai përfaqëson.

“Al Kaida është dëmtuar rëndë dhe është detyruar të zëvendësojë udhëheqjen e lartë me individë me më pak eksperiencë dhe të pazotë. Al Kaida e ka sot shumë më të vështirë të sigurojë fonde për të lëvizur agjentët e vet nëpër botë dhe të planifikojë sulme.”


Planifikimi i sulmeve kërkon trajnimin e rekrutëve në vende të shtypura. Pikërisht këtu fillon filozofia e administratës. Zoti Brennan thotë se joshja për t’u anëtarësuar në grupet ekstremiste mund të frenohet duke mbështetur qeverisjen e mirë.

“Ne mund t’i zhdukim të gjithë terroristët, udhëheqjen dhe forcat e tyre, por nëse nuk zgjidhen problemet politike, ekonomike dhe sociale ku mbijetojnë ekstremistët, atëherë do të ketë përherë terroristë në radhë për t’u rekrutuar.”


Zoti Brennan thotë se kjo është arsyeja e mbështetjes për qeverinë pakistaneze e cila po mundohet të mbrojë fiset nga al-Kaida...mbështetja për një qeveri uniteti në Irak dhe zgjedhjet në Afganistan. Një qeveri e mirë, thotë ai, fuqizon popullin e vet.

“Nëse disa nga këto qeveri përpiqen të shkelin lirinë e shprehjes, ato do të shtypnin jo vetëm ekstremistët por edhe ato forca që janë të rëndësishme për të fituar ndaj terrorizmit në një plan afat-gjatë.”


Lidhur me teknikat e debatura për marrjen në pyetje si simulimi me mbytje, Brennan thotë se zoti Obama ka caktuar një grup pune për të rishikuar politikat amerikane për arrestimet dhe marrjen në pyetje.

“Për inividët që kapen dhe ndalohen në Irak dhe Afganistan ka rregullore që procedohen mjaft mirë. Çështja qendron tek ata që ndalohen apo kapen në pjesë të tjera të botës....pra, çfarë do të bëhet me ta?”

Zoti Brennan thotë se qasja e Obamës nuk është eliminimi i planeve të administratës së presidentit Bush kundër terrorizmit, por as mbatja e tyre. Ai thotë se plani është shumëdimensional me theksin në qeveri, popull dhe ekonomi. Ai ritheksoi politikën amerikane se Shtetet e Bashkuara janë në luftë me al-Kaidën dhe aleatët e saj ekstremistë dhe jo me fenë islame. //ii

XS
SM
MD
LG