Lidhje

Shpërthime me bomba godasin besimtarët shiitë në Irak


Policia irakiane thotë se një seri shpërthimesh me bombë që patën në shenjestër besimtarët shiitë në kryeqytet dhe ata në qytetin verior të Mosulit shkaktuan të paktën 35 të vrarë.

Në shpërthimin më vdekjeprurës, policia tha se u vranë të paktën 30 vetë dhe 88 të tjerë u plagosën. Sulmi vetëvrasës u realizua me makinë bombë pranë një xhamie shiite në Mosul.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ndodhi ndërkohë që besimtarët po dilnin nga lutjet e së premtes. Sipas njoftimeve, dhjetra vetë kanë mbetur nën rrënoja.

Po sot, një seri sulmesh me bombë anës rrugës vrau të paktën 5 besimtarë shiitë dhe plagosi shumë të tjerë, ndërsa ktheheshin nga qyteti i shenjtë i Karbalës, në jug të vendit.

Zyrtarët irakianë thonë se një autobus me besimtarë u godit nga një bombë, ndërsa hynte në lagjen Sadr, një distrikt shiit i Bagdadit. Të paktën dy mikrobusë të tjerë u sulmuan menjëherë pas sulmit ndaj autobusit.//kh//

XS
SM
MD
LG