Lidhje

Fjalimi i Presidentit Obama në radio dhe në Internet


Presidenti amerikan Barak Obama përdori sot shifrat ekonomike pozitive të muajit korrik për të nxitur reformën në shëndetësi, për të cilën ai thotë se është shtylla e begatisë në të ardhmen.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio dhe internet, zoti Obama tha se thashethemet se plani i tij nxit euthanazian, shkurton planin Medikeid apo synon që qeveria të kontrollojë sistemin shëndetsor nuk janë të vërteta.

Kreu i Partisë Demokrate kritikoi kompanitë e sigurimeve për praktika të padrejta dhe tha se plani i tij do t’i mbrojë konsumatorët, duke u siguruar që këto kompani të mbahen përgjegjëse.

Në përgjigjen e partisë republikane, kandidati për guvernator të Virxhinias Bob Mekdonëll tha se shifrat e humbjeve të vendeve të punës tregojnë se niveli i papunësisë mbetet ende i lartë. Ai tha se politikat republikane do të krijonin më shumë vende pune duke ulur taksat dhe pakësuar rregullat, çka do të krijonte më shumë liri dhe mundësi biznesi.

Zoti Mekdonëll tha se republikanët mbështesin përmirësimin e kujdesit shëndetsor përmes stimujve të tregut të lirë dhe kostos më të ulët për bizneset e vogla. (ze)

XS
SM
MD
LG