Lidhje

Shqipëri: Zi kombëtare për vrasjen e katër policëve


Shqipëria sot është në ditë zie, në shenjë nderimi për katër policët të cilët u vranë dje gjatë një aksioni për kapjen e një prej kriminelëve më të kërkuar në vend, Dritan Dajtit i cili mbeti i plagosur rëndë. Në Tiranë u zhvilluan homazhet dhe ceremonia mortore ku morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit dhe politikës. Ndërkohë në shtyp janë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të operacionit i cili u mbyll me bilancin më të rëndë të viktimave për policinë që prej vitit 1997.

XS
SM
MD
LG