Lidhje

Roja Revolucionare: Opozita iraniane të dalë  para drejtësisë


Një zyrtar i lartë i Rojes Revolucionare të Iranit thotë se udhëheqësit e opozitës duhet të nxirren para drejtësisë për drejtimin e trazirave që pasuan zgjedhjet presidenciale të debatueshme. Yadollah Javani tha se ish-presidenti Mohamed Katami dhe kandidatët që i humbën zgjedhjet Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karrubi ishin organizatorët kryesorë të protestave. Ai tha se qeveria duhet t’i gjurmojë ata, t’i arrestojë dhe t’i dënojë.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar mijëra vetë në kuadrin e masave shtypëse ndaj aktivistëve të opozitës dhe protestuesve që thonë se rizgjedhja e Presidentit Ahmadinexhad u realizua përmes mashtrimeve. Të paktën tre nga protestuesit kanë vdekur në burg dhe zyrtarët e policisë iraniane kanë pranuar se të ndaluarit ishin keqtrajtuar në burgun Kahrizak në periferi të Teheranit.

Shefi i policisë iraniane Ismail Ahmadi Mogdaham thotë se drejtori i Karizakut është hequr nga puna dhe është futur në burg. Por ai tha gjithashtu se protestuesit vdiqën në burgun e Kahrizakut për shkak të një sëmundjeje virale dhe jo nga rrahjet.//lk


XS
SM
MD
LG