Lidhje

ETA merr përgjegjësinë për bombën në Majorka të Spanjës


Autoritetet spanjolle thonë se një bombë e vogël shpërtheu të dielën në ishullin e vogël të Majorkës, pas një paralajmërimi me telefon nga grupi separatist bask ETA.

Njoftimet lokale të lajmeve thonë se nuk kishte të plagosur rëndë. Njoftimet thonë se restoranti ku ndodhi shpërthimi ishte evakuuar pas telefonatës dhe se policia gjeti dhe e çaktivizoi të paktën një eksploziv tjetër në të njëjtën zonë.

Më herët sot, një deklaratë e ETAs merrte përgjegjësinë për disa nga bombat e fundit që shkaktuan vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Dy oficerë të gardës civile spanjolle u vranë me 30 korrik dhe disa të tjerë u plagosën në Palmanova, pranë shtëpisë së pushimit veror të familjes mbretërore të Spanjës. //bsa//

XS
SM
MD
LG