Lidhje

Vjedhje disa milionëshe në një hotel të Italisë


Agjencitë italiane të lajmeve bëjnë të ditur se hajdutët në ishullin e Sardenjës kanë vjedhur bizhuteri dhe para të thata me një vlerë prej më tepër se 15 milionë dollarësh nga një dhomë në një hotel ku po qëndronte një princeshë saudite.

Njoftimet thonë se vjedhësit përdorën një kopje çelësi për të hyrë në dhomën ku po qëndronte princesha në një hotel luksoz në Porto Çervo.

Lajmet bëjnë të ditur se hajdutët pastaj nxorrën kasafortën me bizhuteritë e çmuara dhe paratë nga muri dhe ikën. Autoritetet thonë se kasaforta ishte instaluar në mur me një lloj ngjitësi prej silikoni dhe ishte hequr nga muri pa vështirësi. Gazeta italiane, "La Stampa" pohon se kjo vjedhje ndodhi gjatë një intervali 10 minutash gjatë një darke.

Gazeta "La Stampa" thotë se zyrtarët sauditë u janë bashkuar hetimeve për këtë vjedhje. Në të thuhet gjithashtu se hetuesit mendojnë se kjo vjedhje nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e ndonjë personi brenda hotelit.//lk

XS
SM
MD
LG