Lidhje

Familja e Politkovskajas kritikon hetimet rreth vrasjes


Familja e gazetares së vrarë ruse Ana Politkovskaja, kritike e Kremlinit, thotë se hetimi ndaj vrasjes së saj është shndërruar në “farsë”, duke theksuar mospërkushtimin e qeverisë për zgjidhjen e krimit.

Letra e dy fëmijëve të rritur të gazetares, Ilia dhe Vera, u botua sot në Novaja Gazeta, tri ditë pasi një gjykatë ushtarake e hodhi poshtë thirrjen për një hetim të ri lidhur me vrasjen e vitit 2006.

Vendimi i gjykatës do të thotë vazhdim i një gjyqi ndaj tre të pandehurve që ishin shpallur më parë të pafajshëm, pas akuzave se kishin organizuar vrasjen.

Në letër theksohet se “hetimi thuajse tre vjeçar po shndërrohet në farsë”. Letra e quan procesin gjyqësor aktual “një përpjekje për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut nga çështja kryesore, se kush dha urdhër për vrasjen” e gazetares Politkovskaja. //ii

XS
SM
MD
LG