Lidhje

Gjykata e krimeve të rënda në Shqipëri, arrest në burg për Dritan Dajtin


Në Shqipëri, Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër policëve të premten e shkuar u paraqit sot në gjykatën e krimeve të rënda e cila vendosi masën e arrestit në burg ndaj tij, një prej personave më të kërkuar nga Drejtësia shqiptare.

Dajti mbahet i zoluar në spitalin e burgut për shkak të plagëve që mori gjatë shkëmbimit të zjarrit me agjentët e policisë.

Paraditen e sotme, me një ambulancë e shoqëruar nën masa të forta të policisë, ai u dergua drejt gjykatës së krimeve të rënda, në përballjen e parë me gjyqtarët. Gjykata i kishte cajtuar atij një avokat i cili tha se klienti i tij nuk kishte folur gjatë gjithë seancës por kishte deklaruar vetëm se sipas tij atë donin ta vrisnin.

Dritan Dajti, dhe kunati i tij, i cili ndodhej me të në makinë ditën e premte, qëndruan për afër një orë e gjysëm në gjykatë, prej nga u larguan sërish nën mbikqyrjen e forcave të shumta policore.

Ngjarja e së premtes, e cila u mbyll me bilancin më të rëndë për policinë që prej vitit 1997, vazhdon të shoqërohet me polemika të shumta për mënyrën e organizimit të operacionit, ku mbetet ende e paqartë se përse të katër agjentët e njësisë speciale, ndërhynë për të kaputr një nga personat më të rrezikshëm duke të qenë të pa pajisur me mjete mbrojtëse e jelekë antiplumb. (ze)

XS
SM
MD
LG