Lidhje

Tender për dhënien me koncesion të aeroportit të Prishtinës


Qeveria e Kosovës shpalli sot tenderin për dhënien me koncesion të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, aeroporti i vetëm për fluturime civile në vend. Ajo ka caktuar 23 shtatorin si afat për regjistrimet e kompanive që duan të marrin pjesë në këtë tender.

Zyrtarë të qeverisë thanë se kohëzgjatja e kontratës është për 20 vjeçare, ndërsa kompania fituese duhet të investojë 85 milion euro për ndërtimin e një terminali të ri prej 25 mijë metrash katrorë, një kullë të re të kontrollit dhe mjediset tjera.

Në gjendjen aktuale më shumë se një milion njerëz kalojnë nëpër këtë aeroport, ndërsa qeveria beson se më përmbushjen e detyrimeve nga kompania që mund të fitojë tenderin ky numër të rritet në 2.5 milion.

Përfitimet e buxhetit të Kosovës për këta 20 vjet pritet të jenë rreth 400 milion euro.

Aeroporti i Prishtinë është një nga pak kompanitë publike fitimprurëse në Kosovë. //ii

XS
SM
MD
LG