Autoritetet
kuvajtiane thanë se zbuluan një komplot të militantëve të al-Kaidës për të
sulmuar një bazë ushtarake amerikane dhe vende të tjera në këtë shtet të Gjirit
Persik.
Në një deklaratë të ministrisë së brendshme të Kuvaitit sot thuhej se 6 kuvajtianë, që përbëjnë një celulë, që ka lidhje me al-Kaidën, u arrestuan, madje ata pranuan se po organizonin komplotin.
Sipas ministrisë, ata kishin në plan të sulmonin bazën ushtarake amerikane Arifjan, selinë e sigurimit të shtetit të Kuvajtit dhe godina të tjera të rëndësishme qeveritare.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse që forcat kuvajtiane të sigurimit vepruan me shpejtësi dhe eliminuan kërcënimin që përbënin 6 individët.
Baza Arifjan
ndodhet në jug të kryeqytetit të Kuvajtit dhe shërben si pikë nisje e forcave
amerikane, që dislokohen në Irakun fqinj. //ad//