Lidhje

Rasmussen bën thirrje për partneritet më të ngushtë me Rusinë


Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, bëri thirrje për një partneritet më të ngushtë me Rusinë për të trajtuar shqetësimet e përbashkëta për sigurinë, përfshirë piraterinë, trafikun e narkotikëve dhe luftën kundër terrorizmit.

Zëdhënësja e NATO-s Carmen Romero, thotë se kjo thirrje u bë sot në takimin e parë të zotit Rasmusen, i cili filloi detyrën javën e kaluar, me ambasadorin e Rusisë, Dmitri Rogozin.

Zonja Romero tha në Bruksel se ka disa mosmarrëveshje me Moskën për disa çështje, por ato nuk duhet të zbehin partneritetin strategjik me Rusinë. Ajo e përshkroi takimin e sotëm si Lidhjet e Rusisë me NATO-n u ftohën pas luftën Rusi-Gjeorgji në vitin 2008, kur aleanca e akuzoi Moskën për përdorimin e forcës së tepruar me dërgimin e trupave ruse në Gjeorgji. Nga ana e saj, Moska akuzoi aleancën perëndimore për mbështetjen e agresionit gjeorgjian.

Me rifillimin e lidhjeve zyrtare në qershor, Rusia miratoi fluturimet ushtarake amerikane mbi teritorin e saj për të furnizuar trupat e NATO-s që luftojnë kundër kryengritësve islamistë në Afganistan. //iç//

XS
SM
MD
LG