Lidhje

Vdes Junis Kenedi Shrajver, motra e Presidentit Kenedi


Junis Kenedi Shrajver, motra e ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi dhe një ndër themeluest e lëvizjes së Lojrave Olimpike për fëmijë me probleme mendore, vdiq në një spital në Masaçusets në moshën 88 vjeçare.

Familja e saj thotë se zonja Shrajver u nda nga jeta në orët e para të ditës së sotme në një spital pranë shtëpisë së saj në gadishullin Cape Cod. Ajo ishte shtruar në spital, pasi pësoi një seri hemorragjish cerebrale.

Zonja Shrajver themeloi Olimpiket Speciale në vitin 1968, një aktivitet sportiv për fëmijë me probleme mendore. Kjo nismë e saj e mori frymëzimin nga motra e saj më e madhe, Rozmari, e cila kishte probleme mendore dhe kaloi një pjesë të madhe të jetës në spital, pas një operacioni në tru.

Aktualisht në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë 150 vende.

XS
SM
MD
LG