Lidhje

Vriten tre ushtarë amerikanë në luftime në Afganistan


Numri i të vrarëve në Afganistan po rritet, pas përleshjeve me kryengritësit, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit. Zyrtarët e NATO-s thanë sot se tre ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë tre ditëve të fundit në incidente të veçanta në jug të vendit.

Gjatë javëve të fundit numri i ushtarëve të koalicionit të vrarë në Afganistan është shtuar. Gjatë gushtit janë vrarë rreth 30 pjesëtarë të trupave ndërkombëtare. Të paktën 75 ushtarë nga trupat amerikane dhe ndërkombëtare u vranë në korrik, muaji më vdekjeprurës që nga fundi i vitit 2001, kur forcat e koalicionit nën udhëheqjen amerikane i dëbuan forcat talebane.

Zyrtarët fajësojnë kryengritësit talebanë për shtimin e sulmeve në mbarë vendin, me synimin për t’i shkurajuar votuesit, që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 20 gushtit.//lk

XS
SM
MD
LG